Ka reaguar për herë të parë Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos në lidhje me minoritarin grek Kostandinos Kacifas.
Janullatos ka dhënë reagimin e tij përmes një thirrje për të gjitha palët që të ndalojnë “zhurmat e papërgjegjshme” dhe që trupi i 35 vjeçarit të dorëzohet për t’u varrosur sipas traditës fetare.
“THIRRJE
U lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për tu varrosur sipas traditës fetare.
Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë”-thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse shqiptare.
Kujtojmë se këtë të martë prokuroria e krimeve të rënda ka dhënë dritën jeshile për marrjen e trupit të Kacifas, i cili ju ushtrua që nga java e kaluar një ekspertize të thellë mjeko- ligjore. Familjarët janë nisur drejt Tiranës për të tërhequr trupin e 35 vjeçarit i cili pritet të varroset ditën e nesërme.











