Transferta italiane nuk ka nisur ashtu siç duhet për yllin e Barcelonës, Gerard Pique.
Teksa ishte duke zbritur nga autobusi i skuadrës katalanase, mbrojtësi spanjoll nuk u tregua shumë i vëmendshëm, duke rrëzikuar një dëmtim mjaft serioz. I fokusuar celulari i tij dhe me kufje në vesh, ai u përplas me pasqyrën e autobusit, megjithatë duket se goditja nuk ka qënë aq e fortë.
Pique ka udhëtuar me ekipin e Barcelonës drejt Italisë për të qënë i gatshëm për sfidën e Champions League ndaj Interit.
https://youtu.be/ChBawhtU-P0












