Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd gjatë pasdites së sotme.
Ngjarja u regjistrua në Unazën e Elbasanit, ku një mjet tip ‘Golf’ me targa AA 280BU është përpalsur me mjetin tip ‘Volkswagen’ me targa AA 824 HP
Nga aksidenti raportohet për 5 të plagosur.
Drejtuesit e mjeteve, përkatësisht Sh.H., 51 vjeç dhe V. D., 25 vjeç, janë plagosur dhe transportuar në Spitalin e Elbasanit.
Të aksidentuar kanë mbetur gjithashtu edhe 3 pasagjerë ku shtetasja K.H., 49 vjeç raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.











