Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në pyjet e Pukës.
Mësohet se zjarri, i cili ka përfshirë disa hektarë, ka rënë në pyjet e Krrabit.
Zjarri ka rënë në stanet e Qelzës, në vendin e quajtur “Mjaca e Dodës”
Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Forcat zjarrfikëse,të cilat kanë mbërritur, po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.











