Emisioni më i ri i gatimit ‘Hell’s Kitchen’ në çdo puntatë që transmetohet do të ketë diçka që nuk do të shkojë mirë dhe gjithmonë do të lindin incidente.
Sjellja e ashpër, me fjalor denigrues e shefit të kuzhinës u komentua gjatë nga audienca e cila nuk e priti mirë, por Renato Mekolli deklaroi se shefit i lejohet ta teprojë me sjelljen e tij pasi kjo është në të mirë të konkurrimit.
Këtë radhë videoja e cila po qarkullon në rrjetet sociale ka të bëjë me njërin prej konkurrentëve, i cili mesa duket nuk ka arritur ta durojë më sjelljen e shefit puntatën e fundit.
I pyetur nga shefi se çfarë tha kur iku nga frigoriferi, Erioni ia ka thënë troç.
Ai u shpreh:
Do ta dish? Epo… Na u ça ka**”
Nga ana tjetër, Renato iu kundërpërgjigj ashpër, duke i kërkuar të dalë nga kuzhina.
I pyetur pse e bëri atë veprim, Erioni tha:
Vetë e kërkoi. Jam përmbajtur goxha”
https://vimeo.com/298674158











