Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në një tjetër qytet.
Bëhet fjalë për qytetin e Elbasanit, ku si pasojë e tij një person është plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan -Peqin, në fshatin Bradashesh, ku motorçikleta tip “Honda” me drejtues shtetasin F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, ka humbur kontrollin e drejtimit, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi.
I dëmtuari u transportua në Spitalit e Elbasanit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.











