« 69 GRA »- libri i ri me proza i Arbër Ahmetajt sjell me humanizëm e emocion imazhe, ndjenja, detaje e personazhe përmes një rrëfimi unik!
I përshkuar nga humori, butësia dhe lehtësia e shkrimit, as kësaj here autori nuk harron të na kujtojë urgjencën e domosdoshmërinë e të përballurit me të kaluarën, po aq sa nevojën jetike për t’i marrë disa aspekte të përditshmërisë më me lehtësi!
Autori i romanit të njohur, « Fletëhyrje për në varr », Arbër Ahmetaj, luan tashmë me çelësat e një pentagrami shumë më gazmor! Libri me proza « 69 GRA » është i mrekullueshëm!













