Është shkarkuar nga detyra avokatja e shtetit Alma Hicka. Burimet bëjnë me dije se është vendosur dikush tjetër në vend të saj.
Artur Metani është avokati i ri i shtetit.
Propozimi është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërkohë që emërimi është bërë nga kryeministri Edi Rama.
Alma Hicka u emërua si Avokate e Shtetit në vitin 2013, ndërsa Rama kur e emëroi shkruante në rrjetet sociale për të duke e vlerësuar maksimalisht.
Nuk dihen ende shkaqet e shkarkimit të avokates.











