Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Milot.
Nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person. Viktima është Zef Mullishi nga Rrila.
50-vjeçari po udhëtonte me një biçikletë në superstradën Lezhë-Milot, kur është përplasur nga një automjet te kryqëzimi i Rrilës.
Policia ka nsiur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.












