Makina e kryetarit të PS-së në Lezhë, Andi Marku është gjetur e djegur mëngjesin e sotëm pranë prefekturës së Lezhës.
Ndërsa policia është duke vazhduar hetimet, Andi Marku, shef komisariati nëpër disa qytete të Shqipërisë është shprehur për median, se mjetin e kishte në përdorim.
“Automjetin e kisha në përdorim. Prej disa ditësh kishte shfaqur probleme dhe e kisha lënë aty” – është shprehur Marku për median.
Sipas tij, dyshimet janë që të jetë ndonjë shkak aksidental. “Dyshoj në një shkëndijë elektrike. Nuk kam asnjë konflikt me askënd”,-është shprehur Marku.











