Drejtuesit më të lartë të ministrisë së Brendshme dhe policisë kanë ardhur në ministrinë e brendshme këtë paradite. Dy zv/drejtorët e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dhe Gjovalin Loka kanë mbërritur në Ministrinë e Brendshme.
Edhe Drejtori i Departamentit të Policisë kriminale në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj ndodhet në Ministrinë e Brendshme.
Pak minuta më vonë është parë të hynte në ministrinë e Brendshme edhe Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderi dhe zv/ministrat e Brendshëm si dhe sekretari i Përgjithshëm.

Ndërkohë ministri i Brendshëm ende në detyrë, Fatmir Xhafaj nuk ka mbërritur ende. Po ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i policisë.
Sot në mëngjes u mësua dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.












