Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lozhan- Mesmal. Aksidenti ka ndodhur para pak minutash, ku ka mbetur i plagosur një person.
Mjeti i ngarkuar me lëndë drusore është përplasur duke mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i tij.
Kamioni drejtohej nga 23 vjeçari, Niko Hysollari. Burimet thonë se 23-vjeçari, që mbeti i plagosur po transportohet drejt spitalit të Korçës, i cili raportohet të jetë në gjendje kome.
Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.











