Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reguar lidhur me seancën që po mbahet në Kuvend dhe me futjen në rendin e ditës të projektligjit për teatrin Kombëtar.
Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se parlamenti ka vdekur dhe se është kthyer në një mejhane ku synimi kryesor është vjedhja e Teatrit.
Reagimi i plotë
Kthejne parlamentin ne mejhane,qe te vjedhin Teatrin.Kuvendi i Shqiperise u kthye perfundimisht ne mejhane. Dekreti i Presidentit per Teatrin u shqyrtua ne komisionin perkates ne ora 10 dhe e fusin ne seance plenare pas nje ore,ne 11.00.
Edhe flasin per parlament keta mejhanexhinj vrimash. Hajdutet qeveritare,bashkiake e gjithe ç’jane u dhane urdher dhe keta e perdhosen parlamentin qe vjedhja e teatrit te mos vonohet asnje sekonde. Parlamenti vdiq..rrofte mejhania.”











