Ka ndërruar jetë në ambjentet e paraburgimit në Tiranë, i ndaluari Dritan Ruci.
Policia njofton se shkak mund të jetë bërë një arrest kardiak.
Informacion Paraprak
Më datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari D. R., 45 vjeç.
Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak.
Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.











