Një operacion i ndërmarrë në portin e Igumenicës ka sekuestruar një sasi prej 47 kg marijuane.
Lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion i cili drejtohej nga një shtetas grek.
Gjatë kontrollit që u ushtrua në mjetin e 57-vjeçarit i cili u arrestua u gjetën dhe u sekuestruan 36 pako me 47 kg 120 gram marijuane. Kamioni kishte destinacion Italinë.












