Është ndarë nga jeta Rrapush Hoxholli.
I njohur si biznesmen në fushën e ndërtimit, Hoxholli ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare. Mësohet se shkak për ndarjen e tij nga jeta është bërë një sëmundje e rëndë.
Por emri i tij u lakua shumë në media, pasi kryente veprën penale të mashtrimit.
Në maj të këtij viti ai u arrestua bashkë me gruan e tij Vjollca Hoxholli dhe Dritan Llanaj, për mashtrime pasi disa banorë kërcënuan vetëflijimin duke hipur në tarracën e pallatit që po ndërtonte Llanaj. Me premtimin e ndërtimit të një pallati shumëkatësh, ata kishin mashtruar disa qytetarë duke u marrë pronat.
Ndonëse çifti Hoxholli u arrestua, gjykata e Shkodrës vendosi t’i lirojë për shkak të moshës së thyer.











