Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në njërën ndër rrugët kryesore të Tiranës.
Një makinë e tipit “Smart” ka humbur kontrollin dhe është përplasur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjykatës së Tiranës.
Makina siç shihet dhe nga fotot e mëposhte është bërë copash.
Fatmirësisht shoferi i makinës së vogël ka shpëtuar me pak dëmtime. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.












