Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-deputetit Arben Ndoka, i cili është dhe miku i tij.
Ai thotë se ka rezerva lidhur me mënyrën e arrestimit.
Reagimi i plotë
“Nuk marr përsipër të gjykoj provat. Kam rezerva për mënyre skandaloze të veprimit, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit. Dhe aplikimin e dy standardeve, një grup që quhet i parë rëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret prokuroria e Krimeve të Rënda.
Duhet shihen me qetësi këto gjëra. Ne si forcë politike nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e të tepruaut të porkurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtesise e të flasim për të tjerat.”











