Këto janë pamjet në të cilat shikohet se një prej pjestarëve të grupit Avdylaj në Shijak të arrestuar ditën e djeshme, është lënë i lirë. Ndërkohë, në arrest mbahet ende vëllai i tij Astrit Avdyli.
Avdyli është parë të dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës pak minuta më parë, i shoqëruar nga një person tjetër.
Kujtojmë se përpos vëllezërve Flamur dhe Astrit Avdylaj mbrëmë u prangos kushëriri i parë i vëllezërve, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë u shoqëruan.











