Dy ditë më parë, disa persona kanë qëlluar me armë makinën e biznesmenit dhe aktivistit të PD, Pjerin Kaçi. Dyshimet janë se kjo ngjarje mund të ketë ardhur për shkak të bizneseve apo edhe si përkrahës i Partisë Demokratike.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të njësisë Velipojë.
Mjeti tip Kyron me targë AA 497 UK është qëlluar në pjesën e përparme me armë zjarri por edhe në pjesën e pasme të saj. Në ato momente sipas burimeve biznesmeni Kaçi është futur brenda lokalit për t’i shpëtuar plumbave.
I pyetur për këtë ngjarje Pjerin Kaçi ka deklaruar se nuk e ka idenë përse ka ndodhur për shkak se nuk ka konflikte.
Kjo është një ngjarje që i përket datës 18 Tetor dhe policia e ka mbajtur të fshehtë dhe pse cilësohet si një atentat kriminal ndaj një biznesmeni dhe aktivisti të PD në zonën e Velipojës.











