Gjestet e mira nuk kushtojnë dhe as nuk të mundojnë. Përkundrazi ato vlerësohen më së shumti.
Ky është rasti i këtij shqiptari i cili prej vitesh jeton në Itali, por ka ardhur në Shqipëri sepse ka dhënë fjalën e burrit. Para dy muajsh ai kishte premtuar se do të pastronte në mënyrë vullnetare ambientet e muzeut të Krujës.
Kastriot Shkreta, është nga fshati Derven i Krujës, prej vitesh jeton dhe punon në Itali, ku merret me pastrime profesionale të llojeve të ndryshme. Duke i sjellë gjithçka personalisht, solucionet dhe mjetet e tjera, për të pastruar të gjitha ambientet e jashtme të muzeut. Ndryshimin e shikoni vetë.
Videoja e marrë nga Ora News.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/2232795950128256/?t=6












