Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në fabrikën e Çimentos në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se flitet për një të vdekur dhe një të plagosur.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i viktimës dhe i të plagosurit.
BalkanWeb shkruan se njëri prej punëtorëve është mbuluar nga tonelata me çimento.











