Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ndodhi në njësinë Guri i Zi.
Burimet bëjnë me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një 65-vjeçar.
Njac Rroku ka humbur jetën. I moshurari ka qenë duke ecur me një motor teksa u përplas nga një makinë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.











