Zamir Leka kërkonte masë më lehtësuese për shkak se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, por gjykata nuk e mori parasysh.
Kështu, Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në burg ish-drejtorin e hipotekës Zamir Leka.
Edhe kjo gjykatë ka refuzuar një masë më të lehtë për drejtorin i cili kërkonte rryshfet në këmbim të hipotekimit të banesave dhe njohjes së truallit.
Zamir Leka u arrestua në shtator pasi akuzohet për abuzim me detyrën, ndërsa gjykata e shkallës së parë la juristen e hipotekës në arrest shtëpie.
Leka argumentoi se kërkonte një masë më lehtësuese për shkak se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe ai nuk paraqet rrezikshmëri për të përsëritur veprën penale për të cilën akuzohet dhe s’do të largohej nga vendi.












