Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë takimin e tretë në Ligën e Kombeve, ku përballë do të gjej Izraelin në një takim të vlefshëm për League C, grupi i parë.
Kuqezinjtë e Christian Panuccit vijnë pas një ecurie aspak pozitive në takimet e fundit, ndërkohë që dueli me izraelitët vjen në momentin e duhur, pasi Izreali është një kundërshtarëshumë i njohur për kombëtaren tonë, ku i ka mposhtur në dy raste dhe ka humbur një në takimet e dy viteve të fundit.
Për këtë tekniku italian i ka dhënë fund eksperimenteve dhe i ka besuar ekperiencës së lojtarëve në dispozicion për të dalë me një rezultat pozitiv nga transferta e Beer Sheva.












