Arbana Osmani është shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Janë shumë të rralla rastet kur moderatoja e njohur ndan me ndjekësit e saj momente nga aktivitetet e saj të përditshme, dhe këtu nuk i referohemi punës së saj në televizion.
Por, ditën e sotme, Arbana ka vendosur të ndajë disa foto të cilat tregojnë më shumë sesa çdo fjalë që vetë moderatorja do të artikulonte ndonjëherë.
Ajo është nëna e një djali dhe për djalin e saj dimë vetëm që është 3 vjeç dhe quhet Joni. Tashmë, Arbana ka vendosur të bëjë publike momente të gëzuara me të.
Siç duket dhe nga fotot e publikuara vetë në rrjetin social, Instagram, Arbana po kalon kohë të bukur me djalin e saj në një vend që nuk i përket Shqipërisë, pasi fotot janë shkrepur në një kopsht zoologjik jashtë Shqipërisë.













