Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla, u është përgjigjur akuzave të demokratëve për udhëtimet e tij.
Pa u ndalur tek akuzat e Salianjit për udhëtime me Edmond Begon, Balla ka kthyer përgjigje mbi pretendimet e demokratëve se deputeti socialist ka udhëtuar 18 herë me charter.
POSTIMI I BALLES:
Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera😂. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!











