Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë së Divjakës.
Të arrestuarit janë Dionis Gjini, 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrim” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” dhe Eris Mëhilli, 28 vjeç.
Ky i fundit u ndalua për llogari të DVP Lezhë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” .
Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg.
Ndalimi i tyre u bë gjatë kontrolleve të ushtruara nga Komisariati i Policisë Divjakë të mbështetur nga FNSH Fier në lokale e akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim.











