Në një intervistë për Prive, Orinda Huta ka dhënë një këshillë për ata që ende nuk janë martuar.
‘Martohuni se s’ka më bukur’ është shprehur këngëtarja e cila tashmë prej kohësh është dhe moderatore e emisioneve të ndryshme. Lumturia e saj po shpërfaqet edhe në buzëqeshjen e Orindës, dhe këngëtarja është shumë e kënaqur me jetën bashkëshortore.
Orinda është martuar me Turjan Hyskën vitin e kaluar, në një ceremoni të madhe me shumë të ftuar pas disa viteve në lidhje.
Orinda ndan dhe përvojat e saj në raportin e saj, por dhe tregon disa tipare dhe shpalos karakterin e saj.
Ndiqeni intervistën e plotë më poshtë.











