Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Milot-Mmurras, tek kryqëzimi i Patokut.
Si pasojë ka mbetur e vdekur Znepe Ucaj.
Viktima ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që një automjet tip fuoristradë e ka përplasur.
Sipas burimeve automjetin e drejtonte Mhill Ndreca.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vazhdon proçedurat përkatëse për ngjarjen.












