Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar me tone të ashpra ndaj thirrjes në prokurori të kreut të opozitës Lulzim Basha.
Nishani shkruan në FACEBOOK se thirrja e kryetarit të opozitës në prokurori, pse opozita denoncoi një përdhunues të lidhur me pushtetin, është krim shtetëror.
POSTIMI I NISHANIT:
“Thirrja e Kryetarit të Opozitës në Prokurori, pse opozita denoncoi një përdhunues të lidhur me pushtetin është një krim shtetëror.
Frika ndaj rregjimeve nuk ringjallet dot më në Shqipëri!”












