Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli të Matit ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Ai është Kujtim Koxha, 51 vjeç, personi që shihni në foto.

Rreth 2 orë pas ngjarjes dhe një ndjekje në terren 40 efektivë policie kanë mundur të ndalojnë autorin e ngjarjes.
“Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet”, deklaron zyrtarisht policia.












