Kryeministri Edi Rama vazhdon të paralajmërojë mediat online lidhur me reklamimin e basteve dhe kazinove elektronike.
Teksa ditën e djeshme, paralajmëroi mbylljen e basteve në 31 Dhjetor, ai vazhdon të insistojë në mosreklamimin e tyre nga portalet.
Ai ka shkruar në Twitter se çdo reklamim i tyre në çdo lloj media është i jashtëligjshëm dhe se aktualisht po punohet për mbylljen e tyre.
“Bastet e kazinotë elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj😉”, shkruan Rama.












