Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë.
Nga informacionet e para, mësohet se ka vdekur një person.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek.
Mjeti tip “kamion” me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull ende të paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.











