Puntata e parë e ‘E diela Shqiptare’ startoi me një histori të dhimbshme të një gruaje e cila prej vitesh refuzohet nga familja e saj.
Bëhet fjalë për Edlirën, e cila pas divorcit nga bashkëshorti, u braktis nga gjithë familja e saj, nëna, motrat madje dhe nga djali 14-vjeçar.
Edlira jeton dhe punon në Itali prej shumë vitesh. Historia fillon me njohjen me ish-bashkëshortin në vitin 2001, me të cilin u martua dhe krijuan një familje. Më pas sollën në jetë djalin e tyre.
Për të mbajtur familjen, ajo punonte pothuajse gjithë ditën, ndërsa bashkëshorti qëndronte në shtëpi duke rritur djalin. Gjërat u përkeqësuan në Maj të vitit 2017, ku filluan grindjet me bashkëshortin e saj, ku për motive xhelozie, ajo dhe u divorcua nga ai.












