Ndeshja mes Brighton dhe West Ham, në ligën e parë të futbollit anglez, u ndërprye nga një incident shumë qesharak.
Disa tifozë hodhën një lodër seksi në fushën e lojës dhe kjo bëri që gjyqtari të ndërpriste lojën për disa minuta.
Gjyqtari u detyrua ta merrte vetë me dorën e tij lodrën e seksit për ta nxjerrë nga fusha. Pikërisht këtu, fotografët në stadium fiksuan momente teksa ai po ecte, të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale menjeherë.
Fotot tregonin momentin kur gjyqtari lëvizte me lodrën në dorë, e cila ishte forma e organit gjenital të mashkullit. Teksa lëvizte, ai kaloi një situatë të sikletshme, pasi mijëra vetë shpërthyen në të qeshura./K.Balliu












