Një person është gjetur pajetë nga familjarët e tij. Bëhet fjalë për një 25 vjeçar në Roskovec.
Burime nga policia bëjnë me dije se sot rreth orës 11:55, në banesën e tij në Roskovec është gjetur i pajetë shtetasi E.I, 25 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se E.I ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.











