Policia ka ndaluar në Kakavijë në tentativë për tu larguar për në Greqi një nga autorët që dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e mbrëmeshme (4 tetor) në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Burimet bëjnë të ditur se i arrestuari është Geldo Shpëtim Hoti banues në Tiranë.
Mësohet se edhe ai është efektiv i trupave Komando të Ushtrisë.
Trupat Speciale të Policisë janë nisur urgjent drejt Gjirokastrës, për marrjen e këtij personi të ndaluar dhe sjelljen e tij në Tiranë.











