Policia e ka patur të vështirë të bëjë identifikimin e personit të vrarë nga atentati me armë në zonën e ish-bllokut mbrëmjen e djeshme.
Personi i vrarë natën e kaluar gjatë përpleshjes me armë në një lokal në zonën e ish bllokut nuk është Rigers Gaxhaj. Policia në njoftimin e saj, njoftoi se viktima ishte, Fabiol Gaxhaj.
Vështirësia ka lindur për shkak se viktima lëvizte me kartën e identitetit të vëllait të tij, për shkak ishte person i shpallur në kërkim. Për këtë arsye, policia pas verifikimeve që ka bërë, doli në përfundimin se personi i vrarë nuk është Rigers Gaxhaj, por Fabiol Gaxhaj, person i shpallur në kërkim më herët për vrasjhe të mbetur në tentativë, e megjithatë duket se ai lëvizte i lirë në bllok dhe i armatosur.
Vrasja dhe plagosjet natën e kaluar në bllok, duket se kanë qenë pasojë e përplasjes mes dy grupeve kriminale, nga ku ka mbetur i plagosur Ervis Martinaj dhe Leart Hasa.
Policia ndërkohë thotë se ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar.











