Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me operacionin e djeshëm të policisë Italiane, ku u sekuestrua rreth 700 kg marijuanë.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani me ironi bën një lidhje mes ish-ministrit Tahiri dhe ministrit aktual, Xhafaj.
Sipas tij, policia, pa pikë turpi, na sugjeron që droga e kapur dje në Bari është e “kohës së Sajmirit”.
Ndërsa më tej, Manjani shton se kjo do të thotë se “droga e Fatmirit nuk kapet tani”.
Postimi i plotë
“Policia, pa pikë turpi, na sugjeron që droga e kapur dje në Bari është e “kohës së Sajmirit”…
Dmth droga e kohës së Fatmirit nuk kapet tani…”.












