Një 28-vjeçari nga Delvina ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
I riu ishte duke punuar, duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 14:20, në lagjen nr.1 Sarandë. Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.Z., banues në Fushë-Veri Delvinë.
Ishin qytetarët të cilët njoftuan se një person ishte gjetur i pajetë në një rrugicë, ndërsa kishte shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen.











