Juventusi ka fituar sfidën e sotme, që në mungesë të yllit të saj Cristiano Ronaldo, iu fal një triplete te Paolo Dybala për të mposhtur 3-0 Young Boys.
Vetëm 5 minuta i mjaftuan argjentinasit për të gjetur rrugën e rrjetës, ndërkohë që në minutat 33 dhe 69-të vulosi rezultatin përfundimtar në shifrat 3-0. Me këtë fitore Juventusi hedh praktikisht një hap për në fazën e ardhshme, pasi numëron 6 pikë pas dy ndeshjeve të para.












