Dyshohet se motivi i vetvrasjes se oficerit te gardes lidhet me nje histori dashurie te deshtuar.
Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ mesazhin që gardisti i Gardës së Republikës, Ariol Mance i ka dërguar babait të tij, pak se të vriste veten. “U ndava nga e dashura ndaj po ndahem edhe nga kjo jetë”, -kështu shkruhej në mesazhin që 30-vjeçari nga Përmeti i kishte dërguar babait, ku i riu jep edhe arsyen që e ka çuar drejt aktit ekstrem.
Kujtojmë se gardisti u gjet i pajetë në ambientet e Gardës rreth orës 23:00, ndërsa dyshohet se i ka dhënë fund jetën në kushtet e tronditjes psikike.











