Prokuroria e Përgjithshme është në fazën e verifikimit të deklaratave të vetëdeklarimit edhe të disa deputetëve të tjerë.
Konfirmim zyrtar e bëri Rovena Gashi, drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Gjatë një ndërhyrje të saj, nëpërmjet komunikimit telefonik në emisionin “Opinion” në TV “Klan”, Gashi u shpreh se, “Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme po verifikohen deklarata e vetëdeklarimit të disa zyrtarëve të lartë, si edhe të deputetëve, objekt të ligjit të dekriminalizimit”.

Rovena Gashi











