Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në qytetin e Beratit.
Një i ri ka gjetur vdekjen, ku dyshohet se është vetëvarur.
Mësohet se rreth orës 14:00, në fshatin Gajdë, Berat, dyshohet se është vetëvarur shtetasi R.D, 21 vjeç.
Sipas uniformave blu, shtetasi i lartpërmendur është konstatuar nga familjarët dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjes pa shenja jete.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes.











