• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tryeza për simbolet/ Mark Marku: E djathta shqiptare rrjedh nga Rilindja Kombëtare

droni by droni
28 September, 2018
in Politika, speciale
0
Tryeza për simbolet/ Mark Marku: E djathta shqiptare rrjedh nga Rilindja Kombëtare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fondacioni ‘Konrad Adenauer’ dhe Politiko.al organizuan sot në hotel Rogner tryezën e debatit “E djathta shqiptare dhe simbolet e saj”. Të pranishëm ishin politikanë dhe përfaqësues të së djathtës, gazetarë, analistë dhe akademikë.

Drejtori i Fondacionit ‘Konrad Adenaur’ për Shqipërinë Walter Gloss në hapje të takimit përveç fjalës përshëndetëse u ndal në dilemën çfarë është konservatore dhe e djathtë, dilemë që sipas tij është e pranishme edhe në radhët e CDU-së, partisë më të madhe gjermane të kancelares Merkel. Gloss përmendi vlerat e CDU të mbështetura te përfytyrimi i njeriut kristian, ruajtja  e pasurisë kulturore, ekonomia sociale e tregut, Europa dhe integrimi europian, kundërshtimi i rishtetëzimit etj.

Alfred Lela, drejtor i Politiko dhe moderator i konferencës, tha se në Shqipëri nuk ka një të djathtë, por disa duke përmendur të djathtën tradicionale nacionaliste të para luftës, të djathtën e Diasporës, të djathtën e ngujaur burgjeve dhe të persekutuar nga regjimi dhe të djathën e re të lindur bashkë me PD, një parti tipike popullore.  Lela foli për ‘vështirësi ideologjike’ të PD duke qenë se ka një rrallësi të intelektualëve të djathtë’-të cilët, duke iu referuar Roger Scruton janë ‘si zotat grekë në mes të njerëzve’.

Shkrimtari Besnik Mustafaj duke folur për atë që ai quajti ‘kujtesa e shpërfillur e demokratëve’ tha se kujtesa e Partisë Demokratike është sinteza programore dhe jo ndërthurja e brezave. Ai e sheh PD-në aktuale si reaguese më shumë se propozuese apo reflektuese. Një dokument-simbol i rëndësishëm i së djathtës sipas tij është programi i Partisë Demokratike i vitit 1992 me të cilin u fituan edhe zgjedhjet.

Studiuesi Mark Marku ka hedhur një ide të re duke i parë fillesat e së djathtës te Rilindja Kombëtare shqiptare. Ai u ndal te vepra e Sami Frashërit ‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet?” duke nxjerrë prej saj shumë parime që, edhe sot konsiderohen si të së djathtës. Sipas Markut, Rilindja Kombëtare ishte lëvizje elitash jo masash, siç është përpjekur ta përkufizojë  e majta, pjesëmarrës i rëndësishëm në të ishte kleri katolik, ortodoks dhe muhamedan duke i dhënë kështu një tjetër përmasë të së djathtës; si edhe drejtimi i saj që ishte i aristokracisë së pronës dhe i aristrokracisë burokratike të Perandorisë Osmane. Gjithashtu, theksoi Marku, rilindasit nuk besonin te revolucioni, por te evolucioni, qoftë kjo edhe te shkëputja graduale prej shtetit osman.

Fitim Zekthi, politolog, tha në kumtesën e tij se idetë e djathta rrjedhin nga besimi, duke shtuar se pa një epistemologji të mendimit të djathtë, pa një zinxhir lidhës, pa një kuptim zhvillimi që ndodh nga lart-poshtë, nuk mund të pretendohet për ide të djathta.

Tryeza u shoqërua me një debat të gjallë mbi idetë e hedhura. Nuk munguan ndërhyrjet e njerëzve të politikës si Fatmir Mediu, Romeo Gurakuqi, Genc Pollo, Bardh Kadilli, Roland Bejko, por edhe të tjerëve si Dritan Shano, Erald Kapri, Simon Miraka.

Në qendër të diskutimit ishte simbolika dhe gjuha e përdorur nga e djathta ndër vite, si edhe u bë një krahasim me ligjëratën dhe simbolikën e përdorur nga e majta për të vënë në pah ndryshimet mes tyre.

Diskutimi ishte i hapur edhe për ata që kishin pikpamje të ndryshme rreth kësaj simbolike. Në fund të këtij takimi u vendos që të rihapeshin disa çështje që kishin nevojë për një trajtim më të gjerë, si dhe botimi i një libri me këtë tematikë, në një mënyrë më të hollësishme.

Tags: alfred lelabesnik mustafajPD
Previous Post

Ndodh mrekullia në Shkodër/ Bie në pusin mbi 35 metra dhe mbijeton

Next Post

FOTO/I riu shqiptar zhduket pa gjurmë në Irlandë

droni

droni

Next Post
FOTO/I riu shqiptar zhduket pa gjurmë në Irlandë

FOTO/I riu shqiptar zhduket pa gjurmë në Irlandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.