Detaje të reja mësohen nga zjarri i rënë në Shëngjin.
Mësohet se nga flakët janë përfshirë disa hektarë me shkurre, në zonën e bregdetit.
Gjithashtu, kjo zonë është e populluar dhe rrezikohen disa banesa. Banorët kanë ndërhyrë për të fikur zjarrin.
Ndërkohë, zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për shuarjen e tij. Nga të dhënat paraprake, mësohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm.
https://youtu.be/B-uO74FDk-U












