• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dënohet me burg e reja që dogji 4 makinat e të dashurit

admin by admin
23 December, 2016
in Kronika
0
Dënohet me burg e reja që dogji 4 makinat e të dashurit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emri i 23-vjeçares Desara Mançellari u mediatizua në prill të vitit 2016, për shkak të përfshirjes së saj në një zjarrvënie të qëllimshme, me pasojë shkrumbimin e katër automjeteve në Tiranë, raporton Panorama. Automjetet e dëmtuara u përkisnin familjarëve të një djali, me të cilin ajo kishte pasur një raport dashuror, por që ishte prishur.
Ky veprim e çoi të renë si të pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “shkatërrimit të pronës me zjarr”. Dy ditë më parë, në përfundim të gjashtë seancave, gjykata shpalli vendimin përfundimtar duke e deklaruar të fajshme 23-vjeçaren.
Ajo u dënua me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie, dënim që shkoi në 2 vjet e 4 muaj, për shkak se dosja u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
NGJARJA
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 prillit 2016. Në këtë orë, një zjarr i madh ka përfshirë katër automjete në rrugën “Kokonozi”, përkatësisht të markave “Audi”, “Volksëagen”, një rulotë dhe një kamionçinë, mjete në pronësi të shtetasit V.P., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, oficerët e policisë gjyqësore konstatuan mbetje të benzinës te mjetet e djegura, ç’ka ka ngriti dyshime për një zjarrvënie të qëllimshme. Ky fakt u konfirmua më pas edhe nga pamjet e një kamere sigurie pranë vendit të ngjarjes, ku shquhet një person i seksit femër me xhup, tuta dhe atlete, që ka spërkatur mjetet me lëndë djegëse dhe më pas u ka vënë flakën.
Ka qenë djali i pronarit të mjeteve, Filip P., ai që ka pasur dyshime se autorja mund të ishte Desara Mançellari, me të cilën ai kishte pasur një raport dashurie, që ishte në krizë në kohën kur ndodhi ngjarja. E reja Mançellari u hetua fillimisht në masën e sigurisë “arrest në burg”, por më pas kjo masë u lehtësua në “arrest shtëpie”.
Sipas Prokurorisë, gjatë deklarimeve të dhëna në fazën e hetimit, 23-vjeçarja ka shpjeguar marrëdhënien e saj me shtetasin Filip P., me të cilin kishte pasur një raport ndjesor.
“Gjithashtu, ajo shpjegon se pas ndarjes ka qenë nën presionin e shtetasit V.P. e F.P. për ta vazhduar lidhjen dhe për këtë, edhe janë takuar e kanë ndenjur në një lokal, ajo me këta të dy dhe kushërira e saj, lokal në të cilin kanë qëndruar deri në orën 7 të mëngjesit. Gjatë qëndrimit në lokal, ajo ka deklaruar se ka qenë nën presionin e tyre për t’u lidhur përsëri me Filip P.
Pas kësaj, ajo ka menduar që të frikësojë familjen e Filipit, që ata t’i qëndronin asaj larg dhe për këtë arsye ka menduar të djegë makinën e F.P. Për këtë qëllim ka blerë benzinë në një pikë karburanti, lëndë të cilën e ka hedhur në një shishe dhe më pas ka shkuar pranë banesës së F.P. ku, pasi ka spërkatur me benzinë makinën tip ‘Audi’ i ka vënë asaj flakën me një shkrepëse.
Pas kësaj ka shkuar në banesën e saj dhe rrobat që kishte veshur i ka vënë në lavatriçe për t’i larë, ndërsa atletet në vendin e tyre në korridorin e banesës”, thuhej në dosjen e Prokurorisë.

 

Previous Post

Dënohet me 2 vjet burg për korrupsion gjykatësi Ibrahim Hoxha

Next Post

SEKTORËT PËRFITUES/ Komisioni Europian jep 90 milionë euro për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

admin

admin

Next Post
SEKTORËT PËRFITUES/ Komisioni Europian jep 90 milionë euro për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

SEKTORËT PËRFITUES/ Komisioni Europian jep 90 milionë euro për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.