Një 25 vjeçar nga fshati Sovjan i Korçës ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi është përplasur nga një automjet tip “Golf”.
Policia sqaron se aksidenti ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ndërsa i riu Taulant Hoxhalli, ishte këmbësor në rrugë.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi D.M, është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit për kryerjen e mëtejshme të veprimeve procedurale.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes











