Aktori i njohur Will Smith ka mbushur plot 50 vjeç këtë 25 shtator. Për të festuar këtë përvjetor, aktori ka preferuar të bëjë diçka shumë aventuriere.
Me rastin e 50 vjetorit të tij të lindjes, aktori i njohur ka vendosur të bëjë diçka që nuk e ka bërë më herët, të paktën jo në jetën reale.
Will Smith ka vendosur të hidhet nga lartësia, duke u lëshuar nga një helikopter në Grand Canyon, teksa familja e tij ishin duke e shikuar poshtë.
Ai ka inçizuar gjithë ngjarjen dhe ka publikuar videot në rrjete sociale e madje edhe në Youtube.
Nga ana tjetër, një urim i ka dhënë dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Era Istrefi. Kujtojmë këtu që Era Dhe Smith bashkëpunuan së bashku për të sjellë këngën e botërorit ‘Live it up’ e cila ishte dhe kolona muzikore e kampionatit botëror Rusi 2018.













